Rreth Muzeut

Etnografi dhe Tradita
Të dhëna të përgjithshme

Muzeu Etnografik i Elbasanit është ndërtuar në një shtëpi karakteristike me çardak që i takon shek.XVIII. Elbasanasit e njohin si shtëpia e Sejdinëve. Banesa është restauruar nga monumentet e kulturës në vitin 1983-1985 dhe në vitin 1986 ambjentet e shtëpisë u përshtaten duke u kthyer në muze etnografik.

Mungesa e plote e datave të ndërtimit të banesave e ben të pamundur vendosjen e sakte në kohe, por sipas mendimit të studiuesve,banesat e vjetra që ruhen ende sot në qytetin e Elbasanit i përkasin periudhes prej fundit të shek. XVIII- deri nga fundi i shek.XIX. Në qytetin e Elbasanit deri nga fillimi i shek.XX është njohur dhe ndërtuar gjeresisht banesa e hapur përdhese dhe me kat e varianteve të ndryshme. Verehet së aty nga çereku i tretë i shekullit të kaluar në Elbasan fillojnë të ndërtohen tipe të reja banesash të mbyllura. Banesa me çardak është e njohur në Elbasan. Atë e takojme sidomos në lagjen e Kalasë, ku disa banesa të ketij lloji ruhen të pacënuara. Ruhen gjithashtu dhe mjaft banesa të këtij tipi, të transformuara rrënjësisht.

Arkitektura

Është një shtëpi që nga mënyra e ndërtimit dhe arkitektura është e veçantë në llojin e vet në trevën e Elbasanit. Në planin kompozicional dhe në përgjithësi në konceptimin e saj funksionalo – arkitektonik, kjo banesë i ngjan shumë banesave me çardak që gjejmë në Berat e Shkodër. Banesa ka kaluar në tre faza ndërtimi: Faza e 1-rë – i ka munguar Balli (çardaku me mjediset e krahëve në anë). Poshtë ndodhen hajati e katoi, sipër mjediset e banimit e anekset e shërbimit që lidhen mes tyre me shkallë druri. Oda e Mirë është shembulli më i arritur me musandër trapazan, dollapë e tavan me ornamente. Faza e 2-të i takon gjysmës së dytë të shek.XIX. Faza e 3-të i takon fillimit të shek.XX.  Banesa përbëhet nga dy kate. Nga kati në kat komunikohet nepërmjet shkallëve të drurit.

Kati i Parë

Kati i parë ka qenë përdorur si magazinë ku futeshin prodhimet bujqësore dhe ka këto ambjente muzeale: korridori, dhoma e përpunimit të leshit, dhoma e metaleve dhe e drurit.

Kati i Dytë

Kati i dytë ka qenë përdorur si vend banimi dhe përbëhet nga këto ambjente: koridori, dhoma e burrave, dhoma e grave dhoma e punës së vajzave, dhoma e nuses.

Veprimtari